• петок, 21 февруари 2025

Aksion i MPB-së dhe doganës në VK Bogorodicë, zbulohet sasi e konsiderueshme e drogës në një kamion

Aksion i MPB-së dhe doganës në VK Bogorodicë, zbulohet sasi e konsiderueshme e drogës në një kamion

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Dogana nga mbrëmë realizojnë aksion në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Sipas disa mediave, bëhet fjalë për drogë që është zbuluar në një kamion me targa të Maqedonisë.

Sipas informacioneve të para, kamioni me letra të ricikluara ka hyrë nga Kosova dhe është dashur të shkojë në Greqi, ndërsa destinacion të fundit ka pasur Turqinë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtoria për dogana për momentin nuk zbulojnë detaje, por më shumë informacione paralajmërojnë gjatë ditës.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан