• четврток, 25 декември 2025

Aksion i MPB-së: Arrestohet Bujar Dardhishta dhe dhjetë persona të tjerë për krim ekonomik

Aksion i MPB-së: Arrestohet Bujar Dardhishta dhe dhjetë persona të tjerë për krim ekonomik

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Mbrëmë në aksion të Byrosë për siguri publike janë arrestuar disa persona, mes të cilëve edhe Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë për udhëheqje të librave amë, kuadër i BDI-së.

Informatën në deklaratë për mediumet e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili mori pjesë në promovimin e centralit fotovoltaik të vendosur në Qendrën për trajnim të MPB-së - donacion i OKTA-s.

Paraprakisht, nga Prokuroria themelore për ndjekje të krimit të organizuar kumtuan se mbrëmë është kryer aksion në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë.

"Nën kryesimin e prokurorit publik nga PTHP NKOK, nëpunës policorë nga Sektori për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz pranë BSP - MPB prej mbrëmë po kryejnë aktivitete në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale të natyrës financiare ekonomike", ceket në kumtesë.

Më shumë hollësi paralajmërohen të ndahen pas përfundimit të aktiviteteve në terren. ab/

Foto: МIА 

 

Остани поврзан