• вторник, 07 мај 2024

Agjenti i dyfishtë amerikan Robert Hensen gjendet i vdekur në burgun në Denver

Agjenti i dyfishtë amerikan Robert Hensen gjendet  i vdekur në burgun në Denver

 Denver, 6 qershor 2023 (MIA) - Agjenti i dyfishtë amerikan, i cili ka punura për Rusinë, Robert Hansen, u gjet i vdekur në një burg në Denver, në shtetin federal  Kolorado.

Personeli i burgut është përpjekur ta shpëtojë Hansenin pasi dje u gjet pa ndjenja, por nuk arriti, bënë të ditur drejtoria e burgut. 

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur. 

Hanseni (79) iu bashkua FBI-së në vitin 1976 dhe që nga viti 1985 filloi t'i shiste informacione të besueshme të Bashkimit Sovjetik, ndërsa më vonë edhe të  Rusisë. 

Në faqen e internetit e FBI-së theksohet se ai "ka kompromentur resurse të shumta njerëzore, teknika kundërzbulimi, hetime, dhjetëra dokumente të besueshme të qeverisë amerikane dhe operacione teknike me rëndësi dhe vlerë të jashtëzakonshme".

Edhe pse herë pas herë kanë dyshuar  për aktivitetet e tij, ai  për vite me radhë është fshehur dhe nuk  është mundur të kapet.  

Pasi FBI  në vitin 1994 e arrestoi  spiunin Oldrih  Hazen Ejms dhe pasi u përcaktua se informacionet ende po arrijnë në Rusi, është intensifikuar hetimi i Byrosë për Hansenin. 

 Ai duhej të pensionohet, ndaj FBI-ja u përpoq shumë shpjet ta kapë “në vepër”.   

“Ajo që donim ishte të marrim dëshmi të mjaftueshme për ta dënuar, ndërsa qëllimi përfundimtar ishte ta kapim në vepër”, deklaroi ish-zëvendës ndihmësi i drejtorit të Departamentit të Kundërzbulimit të FBI-së, Debra Evans Smit. 

Hanseni ka filluar të punojë në zyrën e tij të re, në të cilën ka pasur kamera dhe mikrofona të fshehura, në selinë e FBI-së në janar të vitit 2001, pas së cilës u arrestua. 

 Ai në vitin 2022 u dënua me burgim të përjetshëm për spiunazh. 

Shërbimi Publik Britanik raportoi se Hanseni për punën e tij të "dyfishtë", të dërgimit të informacioneve të besueshme për Moskën, ka marrë gjithsej mbi 1.4 milionë dollarë në para të gatshme  dhe diamante.  ar/

 

Остани поврзан