Aferë e re me bastet e paligjshme në Itali, janë përfshirë të paktën 12 futbollistë
- Më shumë se dhjetë futbollistë në kampionatin kombëtar italian janë nën hetim për vënien joligjore të bastit në disa sporte të ndryshme, duke përfshirë dhe futbollin, njoftuan sot mediat lokale.

Romë, 11 prill 2025 (MIA) - Më shumë se dhjetë futbollistë në kampionatin kombëtar italian janë nën hetim për vënien joligjore të bastit në disa sporte të ndryshme, duke përfshirë dhe futbollin, njoftuan sot mediat lokale.
Hetimi përfshin bastin joligjor deri në vitin 2023.
Janë përfshirë edhe dy futbollistë, të cilët tashmë kanë vuajtur dënimin për skandalin e mëparshëm me bastet, e ata janë italianët Sandro Tonali dhe Nikolo Faxholi, shtoi policia.
Mes tjerëve, janë përfshirë dhe lojtarët Ueston Mekeni nga Juventusi, edhe një lojtar tjetër i Fiorentinës, Nikolo Zaniolo, futbollisti i Atalantës, Raul Belanova, si dhe argjentinasi Anhel Di Marija, i cili tani luan për Benfikën.
Futbollistët janë nën hetim për baste në platforma të paligjshme bastesh dhe poker, si dhe për reklamim të tyre mes futbollistëve të tjerë.
Policia, gjithashtu, publikoi se, përveç basteve në platforma të paligjshme, Faxholi dhe Tonali dyshohet se kanë vepruar si "mbledhës të basteve" dhe janë "shpërblyer me bonuse në llogaritë e tyre të lojërave" dhe "me fshirjen e borxheve të mëparshme".
Të tjerët të involvuar në këtë aferë janë nën hetim vetëm për shkak të basteve të paligjshme. Ka gjithsej 20, e mes tyre nuk janë vetëm futbollistë, por edhe sportistë tjerë. rq/bsh/
Foto: Fejsbuk