Aeroporti Shën Apostull Pali - Ohër arriti Nivelin 2 - Akreditimi për menaxhim me emetimet e karbonit në aeroporte
- – Aeroporti Shën Apostull Pali në Ohër, i cili menaxhohet nga TAV Maqedonia, filiali i TAV Aeroporte dhe anëtar i grupacionit ADP, arriti Nivelin 2 – Akreditim për menaxhim me emetime të karbonit në aeroporte, informojnë nga TAV Maqedonia.
Shkup, 5 shkurt 2026 (MIA) – Aeroporti Shën Apostull Pali në Ohër, i cili menaxhohet nga TAV Maqedonia, filiali i TAV Aeroporte dhe anëtar i grupacionit ADP, arriti Nivelin 2 – Akreditim për menaxhim me emetime të karbonit në aeroporte, informojnë nga TAV Maqedonia.
Aeroporti i Ohrit e mori akreditimin për menaxhim me emetime të karbonit në Nivelin 2, nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (Airports Council International-ACI) në kuadër të programit të tyre global për akreditime të aeroporteve për menaxhim me emetime karboni (Airport Carbon Accreditation-ACA) si rezultat i aktiviteteve të ndërmarra në procesin e uljes së emetimeve të karbonit në punën e aeroportit.
“Arritja e akreditimit-Niveli 2 për menaxhimin e emetimeve të karbonit në aeroport përfaqëson njohje zyrtare se Aeroporti i Ohrit Shën Apostull Pali mat, analizon dhe punon në mënyrë sistematike për të zvogëluar emetimet e karbonit. Ky akreditim konfirmon angazhimin tonë si TAV Maqedonia ndaj standardeve ndërkombëtare të qëndrueshmërisë dhe dërgon porosi të qartë se mbrojtja e mjedisit është përparësi strategjike në operacionet e aeroporteve që ne menaxhojmë. Përmes hapave të tillë konkretë, ne vazhdojmë të kontribuojmë në zhvillim më të përgjegjshëm të aviacionit dhe në përfitime afatgjata për bashkësinë dhe gjeneratat e ardhshme”, thotë Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia.

Akreditimi – Niveli 2 për aeroportin e Ohrit, sipas TAV Maqedonia, tregon se aeroporti jo vetëm që e kupton ndikimin e tij të karbonit, por ka zbatuar strategji efikase për ulje aktive.
“Kjo do të thotë që Aeroporti i Ohrit ka vendosur objektiva të qarta dhe të matshme për uljen e emetimeve si të Perimetrit 1 ashtu edhe të Perimetrit 2, të cilat përfshijnë emetimet nga konsumi i energjisë së vetë aeroportit, ngrohja, ftohja dhe automjetet në pronësi të aeroportit. Nismat kryesore që kontribuojnë në arritjen e këtij niveli janë – tranzicioni i flotës, rritja e pjesës së pajisjeve të mbështetjes tokësore në energji me bateri ose hibride, optimizimi i konsumit të energjisë, përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe investimi në infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike (EV), përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave, programet e efikasitetit të ujit, trajnimi i stafit dhe nismat e ndërgjegjësimit për të integruar qëndrueshmërinë në operacionet e përditshme, si dhe krijimi i një Komiteti Qëndrueshmërie për të mbikëqyrur dhe menaxhuar rreziqet mjedisore dhe për të siguruar që ulja e emetimeve të karbonit të mbetet përparësi strategjike”, thuhet në kumtesën nga TAV Maqedonia.
Akreditimi për menaxhim me emetime të karbonit në aeroporte është i vetmi i miratuar në mënyrë institucionale, program global për certifikim për menaxhim me emetime të karbonit për aeroportet, e cila u ndihmon të menaxhojnë dhe të ulin emetimet e tyre të karbonit në përputhje me standardet ndërkombëtare. Pavarësisht i vlerëson dhe njeh përpjekjet e aeroporteve për menaxhim dhe ulje të emetimeve të tyre të karbonit përmes 7 niveleve të certifikimit: “Niveli 1”, “Niveli 2”, “Niveli 3”, “Niveli 3+”, “Niveli 4”, Niveli 4+” dhe “Niveli 5”.
Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (Airport Council International – ACI) është organizatë globale tregtare e cila i përfaqëson aeroportet në mbarë botën dhe punon në përmirësimin e sigurisë, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë në aviacion. fc/
Foto: TAV Maqedonia dhe arkivi i MIA-s