Aeroporti ndërkombëtar Shkup moti akreditim për menaxhim me emetime të karbonit në aerodrome - Niveli 3
Shkup, 16 janar 2026 (MIA) - Aeroporti ndërkombëtar "Shkup" mori akreditim për menaxhim me emetime të karbonit - niveli 3 nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (Airport Council International - ACI), organizatë tregtare globale, e cila i përfaqëson aeroportet në botë dhe punon në përmirësimin e sigurisë, efikasitetit dhe qëndruehsmërisë së aviacionit, në kuadër të programit të tyre global Airport Carbon Accreditation - ACA.
Akreditimi për menaxhim me emetime të karbonit në aeroporte është programi i vetëm institucional i miratuar global për certifikim për menaxhim me emetime të karbonit pë aeroportet, i cili do t'u ndihmojë të menaxhojnë dhe t'i ulin emetimet e karbonit në pajtim me standardet ndërkombëtare. Në mënyrë të pavarur i vlerëson dhe njeh përpjekjet e aeroporteve për menaxhim dhe ulje të emetimeve të ytre të karbonit përmes shtatë niveleve të certifikimit: niveli 1, niveli 2, niveli 3, niveli 3+, niveli 4, niveli 4+ dhe niveli 5.
"TAV Maqedoni", i cili e menaxhon Aeroportin ndërklombëtar "Shkup", kumtoi se certifikii niveli 3 është "vërtetim se aeroporti i Shkupit menaxhon me efikasitet dhe i pakëson emetimet e veta të karbonit dhe në të njejtën kohë në mënyrë aktive i angazhon edhe partnerët e vet në menaxhimin e tyre me emetimket e karbonit".

"Këto akreditime janë konfirmim i qartë për përkushtimin e TAV Maqedoni drejt menaxhimit përgjegjës me mjedisin jetësor dhe zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në aviacionin e qëndrueshëm. Arritja e Nivelit 3 për Aeroportin ndërkombëtar Shkup paraqet përparim të konsiderueshëm në përpjekjet tona për ulje të ndikimittë karbonit dhe përmirësim të efikasitetit energjetik, me qëllim që të sigurohet e ardhme e qëndrueshme për aviacionin e vendit", deklaroi Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni - filiali i TAV Aeroporteve dhe anëtare e Grupacionit ADP.
Siç informoi TAV Maqedoni, me rastin e akreditimit të marrë, Olivie Jankovec, drejtor i përgjithshëm i ACI EUROPE, dekalroi se "arritja e nivelit 3 në programin për akreditim për menaxhim me emetime të karbonit në aeroporte për më pak se një vit pas inkuadrimit drejt programit është kthesë e rëndësishme në udhëtimin për dekarbonizim të Aeorportit ndërkombëtar Shkup".
Përmes kësaj arritjeje, thekson TAV Maqedoni, Aeroporti ndërkombëtar Shkup "e përforcon përkushtimin e vet ndaj prëgjegjësisë afatgjate kliamtike dhe është në pajtim me qëllimet e TAV Aeroportet për arritje të neutralitetit të karbonit deri në vitin 2030 dhe neto-zero emetime të karbonit deri në vitin 2050 në të gjitha aeroportet në kaudër të grupacionit". ab/
Foto: ТАV Maqedoni