Aeroporti i Berlinit i suspendoi të gjitha fluturimet për shkak të borës dhe shiut të ngrirë
- Aeroporti në Berlin në mëngjes publikoi se të gjitha fluturimet janë anuluar për shkak të kushteve të motit, pasi borë dhe të reshura të ngrira të shiut e kanë kapluar rajonin e kryeqytetit gjerman.
Berlin, 5 shkurt 2026 (MIA) - Aeroporti në Berlin në mëngjes publikoi se të gjitha fluturimet janë anuluar për shkak të kushteve të motit, pasi borë dhe të reshura të ngrira të shiut e kanë kapluar rajonin e kryeqytetit gjerman.
"Momentalisht nuk ka fluturime në aeroportin 'Berlin Brandenburg' për shkak të kushteve të motit", kumtuan nga aeroporti, duke sqaruar se tek aeroplanët nuk ka mundur të mënjanohen ngricat nga të reshurat e shiut.
Ndërprerja është vetëm për fluturimet, ndërsa aeroplanët që arrijnë ende mund të ulen", deklaroi zëdhënësja.
Nuk është e njohur sa do të zgjat suspendimi i fluturimeve. bsh/
Foto: X