Administrata e Trampit po shqyrton vendosjen e USAID-it nën kontrollin e Departamentit të Shtetit
- Administrata e presidentit Tramp po ndërmerr hapa për vendosjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nën kontrollin e Departamentit të Shtetit, që do të përfaqësonte një reformë të rëndësishme në mënyrën se si Uashingtoni e ndanë ndihmën e huaj, raportojnë mediat britanike, duke cituar dy burime të informuara.

Uashington, 1 shkurt 2025 (MIA) - Administrata e presidentit Tramp po ndërmerr hapa për vendosjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nën kontrollin e Departamentit të Shtetit, që do të përfaqësonte një reformë të rëndësishme në mënyrën se si Uashingtoni e ndanë ndihmën e huaj, raportojnë mediat britanike, duke cituar dy burime të informuara.
Një burim i Rojters tha se Këshilli Amerikan i Sigurisë Kombëtare kishte organizuar diskutime këtë javë, por theksoi se ende nuk ishte marrë ndonjë vendim përfundimtar.
Javën e kaluar, administrata e Presidentit Donald Tramp pezulloi ndihmën e jashtme të SHBA-së, duke shpjeguar se po kryente një rishikim për t'u siguruar që dhjetëra miliarda dollarë ndihma ishin në përputhje me doktrinën e politikës së jashtme të Trampit "Amerika në vend të parë" dhe se nuk ishte një humbje parash e taksapaguesve.
Një burim tha se Shtëpia e Bardhë po shqyrton autoritetin ligjor që Tramp mund të përdorë për të nxjerrë një urdhër ekzekutiv që i jep fund pavarësisë së USAID-it dhe mund të nënshkruajë një urdhër të tillë sa më shpejt që sonte ose sot.
Është e paqartë nëse Trampi ka autoritetin ligjor për të anashkaluar Kongresin dhe për të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për bashkimin e USAID-it me Departamentin e Shtetit, raportojnë mediat britanike.
Lideri i demokratëve në Senat, Çak Shumer, duke cituar "zërat" se Tramp planifikon të shpërbëjë USAID-in si një agjenci e pavarur, në X publikoi se një veprim i tillë do të ishte "ilegal dhe kundër interesave tona kombëtare".
Fotografitë e zyrave të USAID-it tregojnë se pllakat me logon zyrtare të agjencisë janë hequr, që është një shenjë se po punohet në bashkimin me Departamentin e Shtetit.
Burimi tha se në diskutime kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së sapoformuar për Efikasitet të Qeverisë, në krye të së cilës është miliarderi Ilon Mask dhe se ata këtë javë shpesh herë e kanë vizituar selinë e USAID-it në Uashington.
Gjatë vitit 2023, SHBA ka ndarë 71 miliardë dollarë në mbarë botën si pjesë e programeve të ndryshme për ndihmë. sa/
foto: EPA