Administrata e Trampit ka vendosur personelin e USAID-it në "mungesë administrative"
- Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ka vendosur personelin e Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID) në të gjithë botën në "mungesë administrative", përveç atyre të cilët konsiderohen të nevojshme, njoftojnë mediat amerikane.

Uashington, 5 shkurt 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ka vendosur personelin e Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID) në të gjithë botën në "mungesë administrative", përveç atyre të cilët konsiderohen të nevojshme, njoftojnë mediat amerikane.
Sipas njoftimit të publikuar mbrëmë në internet, punonjësit kanë 30 ditë kohë që të kthehen në SHBA.
Mijëra punonjës të USAID-it tashmë janë pushuar nga puna, ndërsa programet në mbarë botën janë mbyllur pasi presidenti Donald Tramp vendosi ngrirje masive të ndihmës së huaj pas marrjes së funksionit.
Departamenti i efikasitetit të Qeverisë i Ilon Maskut i cili ka për qëllim të ulë buxhetin, ka mbyllur faqen e internetit të USAID-it gjatë fundjavës. Ueb faqja e internetit vazhdoi me punë mbrëmë vonë, ndërsa i vetmi publikim në të ishte ai njoftim.
Vendimi për të tërhequr drejtpërdrejt punonjësit dhe familjet e tyre përpara nisjes së tyre të planifikuar sipas të gjitha gjasave do t'i kushtojë qeverisë dhjetëra miliona dollarë shpenzime udhëtimi dhe zhvendosje, raportojnë mediat amerikane. rq/
Foto: arkivi i MIA-s