• вторник, 24 март 2026

Është shpallur thirrja publike për paraqitje të interesimit nga kompanitë tregtare për pjesëmarrje në programin për vauçerë për klima inverterë për amvisëritë e ndjeshme

Është shpallur thirrja publike për paraqitje të interesimit nga kompanitë tregtare për pjesëmarrje në programin për vauçerë për klima inverterë për amvisëritë e ndjeshme

Shkup, 2 mars 2026 (MIA) - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale shpalli thirrje publike për paraqitje të interesimit nga ana e subjekteve juridike të cilat kryejnë trwgti me pajisje klima inverterë me efikasitet të lartë, me çka fillon realizimi praktik i programit për mbrojtje të konsumatorëve të ndjeshëm të energjisë. siç informojnë nga Ministria, qëllimi themelor i thirrjes publike është sigurimi i mbështetjes së drejtpërdrejtë për amvisëritë të cilat bëjnë pjesë në kategorinë e konsumatorëve të ndjeshëm të energjië, përmes ndarjes së vërtetim-vauçerit për furnizim dhe instalim të pajilseve të inverterëve me efikasitet të lartë.

"Me programin është paraparë çdo amvisëri e cila do të marrë vauçer të mund të furnizohet dhe të instalojë pajisje inverter me efikasitet të lartë n[ vlerë deri 28.000 denarë me TVSH të përfshirë, tek kompani të cilat do të arrijnë marrëveshje me Ministrinë pas zbatimit të thirrjes publike. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha subjektet juridike të regjistruara në Regjistrin qendror të RMV-së të cilat kryejnë tregti me pajijse klima inverterë me efikasitet të lartë, ndërsa kompanitë e zgjedhura do të kenë obligim të sigurojnë pajisje me së paku klasë energjetike A+, montimin e tyre në adresën e shfrytëzuesit, si dhe garancël prej së paku dy viteve, pa shpenzime shtesë për qytetarët", kumtoi Mnistria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Nga atje u bëjnë thirrje të gjitha kompanive të interesuara aktivisht të kyçen n[ë realizimin e programit dhe të kontribuojnë drejt zbatimit të tij të suksesshëm.

Thirrja publike, kushtet për paraqitje dhe dokumentacion të nevojshëm janë të kapshme në ueb-faqen e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale: https://energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/javni-oglasi/javen-oglas-za-prijavuvanje-subjekti-koi-vrsat-trgovija-na-visokoefikasni-inverter-klima-uredi

"Kjo masë paraqet hap konkret në uljen e varfërisë energjetike dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në amvisëritë, duke siguruar ngrohje më ekonomike dhe më të qëndrueshme për qytetarët të cilët kanë nevojë më të madhe për mbështetje. Pas përfundimit të procedurës së thirrjes publike dhe pas publikimit të listëss së kompanive me të cilat Ministria do të arrijë marrëveshje, njëkohësisht do të kumtohen edhe listat të cilat kanë përfituar të drejtë të shfrytëzimit të këtij subvencionit. Me këtë do të krijohen kushte që menjëherë të fillojë procesi i ndarjes së vauçer[ve dhe furnizimit dhe instalimit të inverterëve me efikasitet të lartë, pa shtyrje të tjera administrative, me qëllim të realizimit të aktë dhe efikas të masës në interes të qytetarëve", saktësojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. ab/

Foto: МIА arkivi

 

Остани поврзан