Çmimi i gazit natyror në tregun evropian është rritur në nivelin më të lartë nga fillimi i vitit 2023
- Çmimi i gazit natyror në tregun evropian mëngjesin e sotëm është rritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2023, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb faqen e Qendrës holandeze të gazit (TTF).

Amsterdam, 10 shkurt 2025 (MIA) - Çmimi i gazit natyror në tregun evropian mëngjesin e sotëm është rritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2023, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb faqen e Qendrës holandeze të gazit (TTF).
Indeksi i çmimeve, duke reflektuar dinamikën e çmimit të karburantit blu të tregtuar në qendrën e gazit në Holandë, ka arritur mëngjesin e sotëm në 58.29 euro për megavat/orë gaz natyror, me dorëzim në muajin mars.
Edhe krahas këtij kulmi të çmimeve, çmimet e gazit natyror në tregjet evropiane janë aktualisht dukshëm më të ulëta se ato të vitit 2022, kur ndonjëherë arrinin nivele mbi 300 euro për megavat-orë gaz natyror, raporton DPA. mb/
Foto: MIA