• петок, 08 ноември 2024

Çemveno nga Kenia fituesi i Vizer maratonës së 20-të të Shkupit

Çemveno nga Kenia fituesi i Vizer maratonës së 20-të të Shkupit

Shkup, 6 tetor 2024 (MIA) - Hilari Çemveno nga Kenia është fituesi i Vizer Maratonës së 20-të të Shkupit. Ai shtegun e gjatë 42 km e 192 metra e vrapoi për dy orë e 13 minuta e 28 sekonda.

Vendin e dyti e fitoi edhe një kenian. Daniel Kiprotiç arriti në finale për 2:13:53.

Maratonisti më i mirë nga vendi, Dario Ivanovski e fitoi vendin e tretë për 2:16:26  minuta.

Çemveno është fituesi i nëntë nga Kenia në Maratonën e Shkupit.

Në garën e femrave të maratonës fitoi Irine Xharuto nga Kenia për 2:37:52 sekonda, para maqedonases Adriana Pop Arsova me kohë prej 2:39:38 sekondave, ndërsa e treta është Vilian Xhelagat nga Kenia.

Rezultatet e më të mirëve në dy konkurimet e gjysmëmaratonës (21 km):
meshkuj:

1. Husein Çan (Turqi) 1 orë 5 minuta e 54 sekonda
2. Murat Emektar (Turqi) 1:06:40
3. Abdurrahman Gediklioglu (Turqi) 1:09:47
femra:
1. Milica Mirçeva (Bullgari) 1 orë 15 minuta e 49 sekonda.
2. Gresa Bakraçi (Kosovë) 1:21:14
3. Xhuli Larsen (Norvegji) 1:22:04

Më të suksesshmit në garën 5 km:
meshkuj:
1. Gilman Jonuzi 15 minuta 45 sekonda
2. Grigorian Nikovski 15 minuta 54 sekonda
3. Bojan Çapriq 16 minuta e 16 sekonda
femra:
1. Irma hajdari 18 minuta 31 sekonda
2. Daria Kërstevska 19 minuta e 38 sekonda
3. Hristina Sekuloska 20 minuta e 37 sekonda. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан