• четврток, 26 март 2026

Së paku gjashtë të vdekur në sulmet ajrore në Iranin veriperëndimor

Së paku gjashtë të vdekur në sulmet ajrore në Iranin veriperëndimor

Teheran, 24 mars 2026 (MIA) - Së paku gjashtë persona e humbën jetën në sulmet ajrore ndaj një rajoni banesor në qytetin iranian Tebriz, kumtuan sot mediumet lokale.

Edhe nëntë persona janë lënduar në sulmet që e goditën një lagje veriore dhe sheshin në pjesën jugperëndimoretë qytetit.

Njerëzit në rrjetet sociale publikuan shpërthime të fuqishme që ndodhën rreth orës 2 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Irani ndaloi së publikuari shifra zyrtare për viktimat rreth një javë pasi që SHBA-ja dhe Izraeli filluan sulme ajrore ndaj vendit më 28 shkurt.

Sipas agjencisë amerikane të lajmeve Aktivistë për të drejta të njeriut (HRANA), deri më tani janë vrarë mbi 3.200 njerëz, përfshirë së paku 1.400 civilë. ab/

foto: ЕPА arkivi

Остани поврзан