• недела, 01 февруари 2026

Reali në majë të listës së klubeve me të ardhurat më të larta për të tretin vit radhazi

Reali  në majë të listës së klubeve me të ardhurat më të larta për të tretin vit radhazi

 Madrid, 22 janar 2026 (MIA) - Real Madridi është në majë të renditjes botërore të klubeve të futbollit me të ardhurat më të larta për të tretin vit radhazi.

 Firma e auditimit "Deloitte" i analizoi të ardhurat e klubeve të futbollit në të gjithë botën për sezonin 2024/25.

 "Klubi Mbretëror sezonin e kaluar fitoi 1.161 miliardë euro. Të ardhurat e tyre për periudhën e mëparshme raportuese ishin 1.046 miliardë euro, duke i bërë ata klubin e parë në histori që fiton mbi 1 miliard euro në një vit.

 Të ardhurat komerciale të Real Madridit u rritën për 23% krahasuar me sezonin e kaluar, duke arritur në 593.6 milionë euro, të nxitura nga shitjet e përmirësuara të mallrave dhe shtimi i partnerëve të rinj komercialë.

 Megjithatë, të ardhurat nga ndeshjet u ulën  për 6%, duke arritur në 232.5 milionë euro.

 "Los Blankos" fituan 334.9 milionë euro nga transmetimet televizive.

 Në 5 vendet e para në këtë listë përfshihen edhe: Barcelona (975 milionë euro), Bajern Mynih (861 milionë euro), Pari Sen-Zhermen (837 milionë euro) dhe Liverpul (836 milionë euro).

 Foto: EPA

 

Остани поврзан