Ukraina ose Sllovakia kundërshtar të hendbollistëve të Maqedonisë në barazhin e Kupës së Botës 2027
- Hendbollistet e Maqedonisë në luftë për plasman në Kupën e Botës gjegjësisht në barazhin 3 do të luajnë me fituesin nga dueli Ukrainë - Sllovaki. Ky është epilogu i shortit të sotëm të dueleve për për barazhin nga faza e tretë.
Herning, 31 janar 2026 (MIA) - Hendbollistet e Maqedonisë në luftë për plasman në Kupën e Botës gjegjësisht në barazhin 3 do të luajnë me fituesin nga dueli Ukrainë - Sllovaki. Ky është epilogu i shortit të sotëm të dueleve për për barazhin nga faza e tretë.
Kundërshtari do të dihet në mars të këtij viti kur do të luhen duelet barazh midis Ukrainës dhe Sllovakisë.
Duelet e tjera për plasman në Kupën e Botës 2027 janë:
Fituesi Bosnja e Hercegovina / Kosova - Ishujt Faroe
Çekia - Franca
Zvicra - Italia
Fitues Finlanda/Mali i Zi - Sllovenia
Fitues Serbia/Lituania - Hungaria
Spanja - Fitues Gjeorgjia / Izraeli
Fitues Greqia / Belgjika - Holanda
Norvegjia - Fitues Turqia / Rumania
Austria - Fitues Popolonia / Letonia
Datat e ndeshjeve janë 13-14 maj (ndeshja e parë) dhe 16-17 maj (ndeshja e dytë).
Foto: Printskrin