Reali e fitoi Atletikon në derbin në Madrid
- Real Madridi mbrëmë në terren të vet e fitoi Atletiko madridin me 3:2 në derbin e xhiros së 29-të të kampionatit spanjoll në futboll.
Madrid, 23 mars 2026 (MIA) - Real Madridi mbrëmë në terren të vet e fitoi Atletiko madridin me 3:2 në derbin e xhiros së 29-të të kampionatit spanjoll në futboll.
Vinisius Zhunior shënoi dy gola për nikoqirët, njëri nga të cilët ishte nga penaltia, përderisa Federiko Valverde njëherë u regjistrua në listën e golashënuesve.
Golat për Atletikon i shënuan Ademola Lukman dhe Nahuel Molina.
Reali luajti me dhjetë lojtarë nga minita 77 e tutje pas përjashtimit të Valverdes.
"Mbretërit" fituan në pesë ndeshje me radhë. Ata janë të dytët në tabelën e La Ligës me 69 pikë. Lider është Barcelona me 73 pikë. Atletiko Madrid tuboi 57 pikë dhe ndodhet në pozitën e katërt. ab/
foto: ЕPА