Hyrje në stadium pa biletë do të jetë vepër penale në Angli
- Tifozët, të cilët do të tentojnë të hyjnë në stadium në Angli për të ndjekur ndeshje pa biletë të blerë, do të përgjigjen penalisht.
Londër, 20 mars 2026 (MIA) - Tifozët, të cilët do të tentojnë të hyjnë në stadium në Angli për të ndjekur ndeshje pa biletë të blerë, do të përgjigjen penalisht.
Kjo parashikohet me ndryshimet ligjore, që do të hyjnë në fuqi para finales së Liga kupës mes Arsenalit dhe Mançester Sitit në stadiumin Uembli të dielën.
Ndryshimet ligjore janë inicuar nga skenat kaotike gjatë finales së Kampionatit Evropian në korrik 2021, kur mijëra njerëz pa bileta kanë hyrë në Uembli, ndërsa autoritetet më vonë kumtuan se dhjetëra jetë janë sjell në rrezik.
Me ndryshimet e ligjit parashikohet ndalesë pesëvjeçare për prani në ndeshjet e futbollit, si dhe dënim me para deri 1.000 funta. bsh/
Foto: EPA