Prokurori Publik i Shtetit Nenad Saveski u takua me shefin e Misionit të OSBE-së, Kilian Val
- Në takimin e parë zyrtar pas emërimit të tij, Prokurori Publik Nenad Saveski dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Kilian Val, diskutuan për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Prokurorinë Publike, si dhe nevojën për një buxhet të përshtatshëm për luftën efikase kundër korrupsionit, kumtojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Në takimin e parë zyrtar pas emërimit të tij, Prokurori Publik Nenad Saveski dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Kilian Val, diskutuan për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Prokurorinë Publike, si dhe nevojën për një buxhet të përshtatshëm për luftën efikase kundër korrupsionit, kumtojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
"Njëherit, të dy diskutuan edhe për të gjitha mundësitë dhe drejtimet në të cilat kjo mbështetje duhet të vazhdojë në periudhën e ardhshme, kryesisht duke marrë parasysh sfidat me të cilat përballet prokuroria në aspektin e burimeve dhe kuadrit ligjor. Saveski dhe Val diskutuan gjithashtu për financimin dhe nevojën për një buxhet të përshtatshëm për një luftë efikase kundër korrupsionit", qëndron në kumtesën e PPRMV-së.
Siç shtojnë, në takim u ra dakord që së shpejti të emërohet një prokuror publik i ngarkuar për të monitoruar trajtimin e rasteve për vepra penale të kryera nga urrejtja në të gjithë vendin, duke ndjekur shembullin e pikës së kontaktit që tashmë funksionon në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup. ls/
Foto: PPRMV