• петок, 30 јануари 2026

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje lokale të shiut, në male borë

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje lokale të shiut, në male borë

Shkup, 30 janar 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në viset më të larta me shi dhe borë, ndërsa në male me borë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm.

Temperaturat minimale do të jenë në interval prej 3 deri 8, ndërsa maksimalet do të arrijnë prej 8 deri 13 gradë.

Në Shkup do të mbajë mor i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperaturat minimale do të zbresin deri 5, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri 10 gradë.

Vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male me borë.Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë të dielën kur do të kalojnë në reshje të borës edhe në disa vise më të ulëta.

Nga e hëna gjatë ditës do të ketë stabilizim të motit me rënie të temperaturave të mëngjesit, ndërsa të ditës do të jenë në rritje. ab/

Foto: МIА Arkivi

Остани поврзан