• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarri në Athinë është vënë nën kontroll, në Rodos ende është aktiv

Zjarri në Athinë është vënë nën kontroll, në Rodos ende është aktiv

 Athinë, 20 korrik 2023 (MIA) – Edhe një natë, zjarrfikësit në Greqi kanë luftuar me flakët dhe kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin që nga e hëna është përhapur në pjesën perëndimore të zonës së Atikës, rajonin më të gjerë të Athinës, edhe pse ka ndezje të herëpashershme, ndërsa ai në ishullin Rodos, i cili është në zonë malore të pakalueshme, ende është aktiv, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 Në zjarrin në zonën e Megarës në afërsi  të Athinës është shkaktuar dëm material në shtëpi, të cilat do të vlerësohen më tej, flakët janë nën kontroll, por megjithatë edhe herët në mëngjes po ndërhyhet me mjete ajrore për shkak të ndezjeve të vazhdueshme.

 Në ishullin Rodos nga e marta digjet pylli i dendur në një pjesë të pakalueshme në qendër të ishullit, shuarja është nga ajri dhe toka dhe sipas autoriteteve lokale tashmë janë djegur 3.000 hektarë.

 Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, Vasilis Kikiljas,  përmes rrjeteve sociale njoftoi se në zonën e Mesinisë në Peloponez dje u arrestua një 30-vjeçar, i cili pranoi se kishte vënë tre zjarre, dy ditët e mëparshme dhe një vitin e kaluar. 

 Në të njëjtën kohë sot dhe nesër në Greqi po mbërrijë edhe  ndihmë ndërkombëtare, zjarrfikës nga Rumania, Sllovakia dhe Polonia dhe dy aeroplanë nga Izraeli. 

QËNDRONI TË LIDHUR