• e martë, 14 maj 2024

Zjarr në një shtëpi në lagjen "Koshishtë" në Ohër

Zjarr në një shtëpi në lagjen

Ohër, 18 mars 2024 (MIA) - Zjarr herët në mëngjes shpërtheu në një shtëpi në lagjen "Koshishtë" të Ohrit.

Për zjarrin në orën 00:35 ishte informuar Njësiti Territorial Zjarrfikës nga Ohri, prej ku menjëherë drejt rrugës "Andon Dukov" ishin dërguar automjete zjarrfikëse dhe shtatë zjarrfikës. 

Falë intervenimit me kohë është parandaluar përhapja e flakës nga shtëpia e djegur në objektet e tjera në afërsi. 

Përveç dëmit të shkaktuar material nuk ka njerëz të lënduar në zjarr. 

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit duhet t'i vërtetojë hetimi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR