• e enjte, 21 nëntor 2024

Taravari është optimist për ndryshimet kushtetuese, beson se deri në vitin 2028 vendi ka gjasa të bëhet anëtare e BE-së

Taravari është optimist për ndryshimet kushtetuese, beson se deri në vitin 2028 vendi ka gjasa të bëhet anëtare e BE-së

Shkup, 13 maj 2024 (MIA) - Arben Taravari, i cili është pjesë e opozitës së bashkuar hsqiptare VLEN, është optimist për ndryshimet kusshtetuese dhe beson se vendi deri në vitin 2028 ka gjasa të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Në intervistë për televizionin Telma, Taravari tha se edhe nga VMRO-DPMNE ka vullnet të zgjidhet problemi dhe të fillojnë negociatat. Theksoi se ka propozime edhe nga të dyja palët për rrugën evropiane të shtetit, por edhe sugjerime nga ekspertë ndërkombëtarë të cilët shpreson se në periudhën që vjen do të jenë shumë aktiv mes Shkupit dhe Sofjes.

Lidhur me deklaratën ssolemne të presidentes së re të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, e cila nuk e përmendi emrin e shtetit, Taravari tha se ende mbisundon euforia nga zgjedhjet dhe shpreosn se presidentja e re e shtetit do t'i repsektojë Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Sipas tij, deri më tani me VMRO-DPMNE-në nuk është biseduar për ndarje të ressorëve dhe zgjidhje kadrovike dhe i hodhi poshtë si spekulime informatat në mediume se kanë kërkuar ministri të caktuara.

Lidhur me heqjen e Balansuesit, Taravari tha se përfaqësim të bashkësive etnike duhet të ketë në të gjitha institucionet. Balansuesi ishte keqpërdorur, tha Taravari, nëse ka intrument tjetër me të cilin do tl vendoset përkatësi etnike dhe meritokraci, mund të bisedojmë.

Rreth paralajmërimeve të liderit të VMRO-DPMNE-së se shteti do të marrë kredi nga qeveria tjetër, Taravari tha se nuk ka informatë të tillë, ndërsa akuzat bga Fronti evropian për inxhiniering zgjedhor, i quajti qesharake.

Zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në vitin 2025, sipas Taravarit, do të jenë testi i parë për qeverinë e re. ab/

Foto: Printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR