• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gashi pret qeveri të re deri nga mesi i qershorit

Gashi pret qeveri të re deri nga mesi i qershorit

Shkup, 13 maj 2024 (MIA) - Afrim Gashi, një nga liderët e koalicionit VLEN, pret që vendi të ketë qeveri të re deri nga mesi i qershorit, sepse, siç tha, është angazhim edhe i VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.

"Sot apo nesër do të formohet grup punues, ndoshta ssë pari edhe njëherë do të bisedojmë në nivel të kryetarëve të partive, e më pas në nivel të sekratarëve të përgjithshëm apo nënkryetarëve", tha Gashi, në intervistë për "360 gradë", emetuar në RTVM 1.

Sipas negociatave fillestare, siç theksoi ai, pritjet janë që vendi të bëhet me qeveri të re deri nga mesi i qershorit, sepse angazhimi për formim më të hspejtë të qeverisë, tha, është edhe i VLEN-it edhe i VMRO-DPMNE-së.

"Unë mendoj se deri nga mesi i qershorit do të ketë qeveri, vlerësoj pas bisedës së parë që e zhvilluam. Nëse ashtu shkojnë gjërat, mendoj se shpejtë do të jetë", tha Gashi.

Kur bëhet fjalë për preferencat për resorë, edhe pse nuk është biseduar për këtë temë në takimin e parë, Gashi theksoi se angazhimi i tyre është të kenë përfaqësues në resorët lidhur me pesë shtyllat për të cilat janë angazhuar në fushatën zgjedhore, si integrimi në BE, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, decentralizimin dhe arsimin. Por, kjo, thekson Gashi, nuk do të thotë sse njerëzit e VLEN-it në mënyrë të pashmangshme duhet t marrin vende ministrore në këto fusha.

Sipas Gashit, ideja e VMRO-DPMNE-së për riorganizim të ministrive ëhtë e pranueshme. "Do të ketë riorganizim të minitrive, dëshiurojmë të ulet numri, të rigrupohen...", tha mes tjerash Gashi. ab/

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR