• e premte, 22 nëntor 2024

Bisedë telefonike Cipras-Zaev: Theksohet rëndësia e respektimit të Marrëveshjes së Prespës

Bisedë telefonike Cipras-Zaev: Theksohet rëndësia e respektimit të Marrëveshjes së Prespës

Athinë, 13 maj 2024 (MIA) - Rëndësia që ka mbështetja deri në fund e Marrëveshjes së Prespës dhe bashkëpunimi mes dy vendeve për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimorë në periudhën e tensioneve të mëdha në rajon, e kanë theksuar në bisedën e tyre të sotme telefonike ish kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Cipras dhe Zaev kanë biseduar për ngjarjet politike tek ne, ndërsa përveç rëndësisë së Marrëveshjes së Prespës, sipas informacioneve të MIA-s nga Athina, theksuan edhe "sa hipokrit dhe i rrezikshëm është populizmi nacionalist që është zhvilluar në të dyja anët”.

Paralelisht ata ranë dakord që në periudhën e ardhshme të ndërmarrin nisma të përbashkëta për mbështetjen dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, për avancimin e marrëdhënieve midis popujve të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e gjerë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR