• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zelenski: Ukraina ndoshta do të duhet të presë dikë të mbijetojë për ta kthyer tërë territorin

Zelenski: Ukraina ndoshta do të duhet të presë dikë të mbijetojë për ta kthyer tërë territorin

Kiev, 20 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në fjalimin para parlamentit dje sugjeroi se kontrolli i përkohshëm rus ndaj territorit ukrainas është me siguri i pashmangshëm gjithnjë derisa në pushtet është presidenti rus, Vlladimir Putin.

"Ukraina ndoshta do të duhet të mbijetojë dikë në Moskë në mënyrë që t'i arrijë qëllimet e veta dhe ta kthejë territorin e plotë nacional", tha presidenti ukrainas në Radën ukrainase, transmetoi Hina.

Mediumet ndërkombëtare tashmë një kohë të gjatë spekulojnë se lufta në Ukrainë mund të ngrihet përgjatë linjës së frontit madje edhe nëse Kievi nuk i lëshon territor Rusisë.

Zelenski në parlament e hodhi poshtë në mënyrë kategorike mundësinë që Ukraina formalisht të japë territor.

"Ne nuk heqim dorë nga e drejta e Ukrainës për territorin e vet", theksoi ai.

Zelenski para parlamentit prezantoi plan për rritjen e rezistencës së Ukrainës ndaj presionit rus, që është kahëzuar drejt përpjekjeve ushtarake, ekonomike dhe sociale brenda në Ukrainë. Hollësitë do të dihen në dhjetor.

Armët ukrainase janë një prej garancave kryesore për pavarësinë e Ukrainës, tha ai, duke i cekur investimet e mëdha në armatim.

Presidenti ukrainas tha se vitin e ardhshëm do të prodhohen 30.000 dronë luftarak me rreze të gjatë veprimi dhe 3.000 raketa kryqëzuese. Po zgjerohet edhe prodhimi vendor i municionit.

Plani i Zelenskit për Ukrainën erdhi shpejtë pasi që ai e prezantoi "planin për fitore" të partnerëve ndërkombëtarë në tetor, që prëfshinte kërkesë për bërje ftesë Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Dje u shënuan 1.000 ditë prej se Ukraina po mbrohet nga invazioni i plotë rus me mbështetje të aleatëve të saj perëndimorë. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR