• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Ukraina është e gatshme për samit paqësor nëse Rusia tregon seriozitet dhe vullnet

Zelenski: Ukraina është e gatshme për samit paqësor nëse Rusia tregon seriozitet dhe vullnet

Kiev, 1 gusht 2025 (MIA) - Ukraina është e gatshme për një takim të nivelit të lartë me udhëheqësinë ruse nëse Moska tregon me të vërtetë seriozitet dhe gatishmëri për t'i dhënë fund luftës dhe për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, deklaroi sot presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski si përgjigje të deklaratës së presidentit rus, Vlladimir Putin se Rusia në parim është e gatshme për negociata.

Siç publikoi agjencia RBK Ukraina, Zelenski në publikim në Telegram deklaroi se Kievi i përshëndeti përpjekjet e presidentit aktual të SHBA-së, Donald Tramp, për t'i dhënë fund luftës dhe për të arritur paqe të qëndrueshme, duke falënderuar vendet që vazhdojnë inciativat paqësore.

"Nëse mesazhet që vijnë nga Rusia pasqyrojnë vërtet gatishmëri për t'i dhënë fund luftës dhe për të vendosur paqe të qëndrueshme, e jo vetëm për të blerë kohë me qëllim vazhdimin e konfliktit dhe për të shmangur sanksionet, Ukraina konfirmon gatishmërinë e saj për t'u takuar me udhëheqësit në çdo kohë", tha Zelenski. rq/bsh/

Foto: Fejsbuku i Zelenskit

QËNDRONI TË LIDHUR