• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski në SHBA për t'ia prezantuar Bajdenit "planin e tij për fitore"

Zelenski në SHBA për t'ia prezantuar Bajdenit

Uashington, 23 shtator 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbrëmë arriti në SHBA ku presidentit amerikan, Xho Bajden do t'ia prezantojë hollësitë e "planit të tij për fitore" me qëllim që të përfundohet invazioni rus, duke shfaqur bindje se kjo vjeshtë do të jetë vendimtare.

"Arritëm në SHBA. Qëllimi kryesor është ta prëforcojmë Ukrainën dhe ta mbrojmë tërë popullin tonë. Kjo luftë mund të përfundojë vetë m me paqe të drejtë falë përpjekjeve ndërkombëtare", shkroi Zelenski në X.

"Plani për fitore të Ukrainës do të jetë në tryezën e aleatëve tanë", shtoi ai.

Në video-porosinë nga aeroplani të publikaur në rrjetin e njejtë, Zelenski tha se së pari shkon në shtetin federal të Pensilvanisë pas "ftesës speciale", para Nju-Jorkut dhe Uashingtonit.

Pas porosisë nga Skrenton, Pensilvani ai informoi se e ka vizituar fabrikën e cila prodhon predha artilerike prej 155 milimetrave.

"Tani, për ushtarët tanë të cilët e mbrojnë jo vetëm vendin tonë, jo vetlm Ukrainën, fabrika do ta prëforcojë prodhimin. Vizitën në SHBA e fillova me shprehje falënderimi për të gjithë të punësuarit në fabrikë dhe me arritje të marrëveshjeve për zgjerim të bashkëpunimit mes Pensilvanisë dhe Zaporozhjes sonë. Në vende si këto, me të vërtetë mund të ndjeni se bota dmeokratike mund të mbisundojë. Falë njerëzve si këta - në Ukrainë, në Amerikë dhe në të gjitha vendet partnere - të cilat punojnë në mënyrë të palodhshme që të sigurohen se jeta është e mbrojtur", shkroi Zelenski.

Zelenski në SHBA planifikon t'ua prezantojë planin "të gjithë liderëve të vendeve partnere", si dhe Kongresit amerikan dhe dy kandidatëve për zgjehdje presidenciale në SHBA, kandidates demokratike, nënpresidentes Kamalla Haris dhe kandidatit presidencial republika dhe ish-president, Donald Tramp.

Zelenski do të tentojë ta bindë Bajdenin që ta lejojë Kievin të prëdorë armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të goditur caqe në Rusi, për çka ai beson se mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR