• e enjte, 06 mars 2025

Zbulohet një pjesë e re e sistemit imunitar thelbësor për luftimin e baktereve

Zbulohet një pjesë e re e sistemit imunitar thelbësor për luftimin e baktereve

Tel Aviv, 6 mars 2025 (MIA) - Shkenca ka zbuluar një pjesë të re të sistemit imunitar që mund të jetë kyç në luftën kundër infeksioneve bakteriale dhe rezistencës ndaj antibiotikëve, njoftuan studiues nga Izraeli. 

Punimi shkencor i botuar në revistën "Nejçër" (Nature) zbulon se kjo proteazomë, e cila është një kompleks enzimash e pranishme në çdo qelizë të trupit, ka një funksion të pazbuluar dhe të panjohur më parë – përveçse që thyen proteinat e vjetra, mund të prodhojë molekula të fuqishme që shkatërrojnë bakteret.

Profesor Jifat Merbl nga Instituti i Shkencave "Vajcman" thotë se ky është një zbulim revolucionar sepse ndryshon të kuptuarit se si trupi mbrohet nga infeksionet. ls/

Foto: Arkivi i MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR