• e enjte, 27 shkurt 2025

Ndërron jetë aktorja Mishel Trahtenberg

Ndërron jetë aktorja Mishel Trahtenberg

Nju-Jork, 27 shkurt 2025 (MIA) - Aktorja amerikane Mishel Trahtenberg, e njohur për rolet e saj në serialet "Bafi: Vrasësi i vampirëve" (Buffy: The Vampire Slayer) dhe "Vajza e thashethemeve" (Gossip Girl), ndërroi jetë në moshën 39 vjeçare. 

Mishel u gjet në banesën e saj në Nju-Jork nga nëna e saj Lana Trahtenberg të mërkurën në mëngjes, rreth orës 8. Burimet policore konfirmuan për "Njujork post" (New York Post), se vdekja e saj nuk konsiderohet e dyshimtë.

Aktorja humbi jetën nga vdekja natyrale. Komplikimet e mundshme pas transplantimit të mëlçisë mund të kenë kontribuar në vdekjen e saj. Sipas "6 ej-bi-si Filadelfia" (6 ABC Philadelphia), pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

 Përveç serialeve të njohura televizive për adoleshencë, Trahtenberg ka rreth 60 role të tjera, pesë çmime aktrimi dhe 10 nominime të tjera. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR