"Prada" e bleu "Versaçen" për 1,25 miliard euro
- Shtëpia italiane e modës "Prada" sot njoftoi se "ka arritur marrëveshje definitive" me grupin amerikan "Kapri holdings" për marrjen e 100 për qind të brendit të njohur "Versaçe" për 1,25 miliard euro. Bashkimi i dy brendeve të njohura sipas ekspertëve do të krijojë një grup luksoz italian me një qarkullim mbi gjashtë miliardë euro e cila do të jetë në gjendje të konkurrojë me gjigantët industrial si "Luj Viton" dhe "Kering".
- Post By Qefsere Abduli
- 11:10, 11 prill, 2025

Romë, 11 prill 2025 (MIA) - Shtëpia italiane e modës "Prada" sot njoftoi se "ka arritur marrëveshje definitive" me grupin amerikan "Kapri holdings" për marrjen e 100 për qind të brendit të njohur "Versaçe" për 1,25 miliard euro. Bashkimi i dy brendeve të njohura sipas ekspertëve do të krijojë një grup luksoz italian me një qarkullim mbi gjashtë miliardë euro e cila do të jetë në gjendje të konkurrojë me gjigantët industrial si "Luj Viton" dhe "Kering".
"Jemi të lumtur të mirëpresim 'Versaçen' në 'Prada grup' dhe të ndërtojmë një kapitull të ri për një brend me të cilën ndajmë një angazhim të fortë ndaj kreativitetit, përpunimit dhe trashëgimisë", deklaroi presidenti dhe drejtori ekzekutiv, Patricio Bertelli.
Marrëveshja është një përjashtim nga trendi i viteve të fundit, pasi emra të mëdhenj të modës italiane si "Guçi", "Fendi" dhe "Botega Veneta" u morën nga konkurrentët e tyre francezë.
"Kapri holdings" e cila e bleu "Versaçen" në vitin 2018 për 1,83 miliard euro duhej të pranonte një ulje të ndjeshme në kontekstin ekonomik të gjendjes së tregut të luksit dhe rritjen e tarifave amerikane. Pas disa javësh negociata "Prada" ndërmori një rrezik pavarësisht turbullirave të shkaktuara nga tarifat më të larta të shpallura nga presidenti amerikan, Donald Tramp.
Transaksioni pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2025.
Shtëpia e modës "Versaçe" e themeluar në vitin 1978 nga dyshja e dizajnit, vëllezërit Xhani dhe Santo Versaçe u bë shumë e njohur për kombinimet e tyre të veshjeve për skenën botërore. Donatella Versaçe e cila mori përsipër krijimet e shtëpisë së modës në vitin 1997 pasi vëllai i saj Xhani ishte vrarë u tërhoq më 1 prill të këtij viti. qa/
Foto: Fejsbuk, fotoklip