Një hajdut i bizhuterive gëlltiti vathë nga "Tifani" me vlerë mbi 700.000 euro
- Një hajdut i bizhuterive nga shteti federal amerikan, Floridë vodhi vathë me vlerë totale prej rreth 770 mijë dollarë (720 mijë euro), të cilët gjatë arrestimit i gëlltiti.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:57, 6 mars, 2025

Tallahasi, 6 mars 2025 (MIA) - Një hajdut i bizhuterive nga shteti federal amerikan, Floridë vodhi vathë me vlerë totale prej rreth 770 mijë dollarë (720 mijë euro), të cilët gjatë arrestimit i gëlltiti.
Xhaetan Gilder (32) u prezantua te punonjësit në dyqanin e specializuar "Tifani" si përfaqësues i një basketbollisti të klubit të NBA-së, Orlando Mexhik, para se të dërgohej në dhomë VIP. Atje iu treguan disa bizhuteri të nivelit të lartë, thuhet në deklaratën e policisë.
Punonjësit i treguan gjoja "mysafirit VIP" një palë vathë diamanti prej 4,86 karatësh, me vlerë 160.000 dollarë, vathë prej 8,19 karatësh me vlerë 609.000 dollarë dhe një unazë diamanti prej 5,61 karatësh, e vlerësuar në 587.000 dollarë, thuhet në kumtesë. Më pas, ai i ka vjedhur tre bizhuteritë, por duke u larguar nga punonjësit, e ka hedhur unazën, por i ka gëlltitur vathët.
Hajduti më vonë u arrestua dhe u burgos në Qarkun Uashington. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s