Vajza e Monika Belluçit pas modelingut i futet botës së aktrimit
- Vajza e Monika Belluçit dhe Vensan Kasel, Deve u shfaq në tapetin e kuq në promovimin e serialit "Leopard" (II Gattopardo) në "Netfliks", me të dashurin e saj - aktorin 24-vjeçar italian Sol Nani. Seriali është xhiruar në Itali, ndërsa çifti i ri aty veprojnë së bashku, ku edhe këtë herë, sapo dolën para kamerave tërhoqën gjithë vëmendjen, transmeton “Indeks”.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:06, 11 mars, 2025

Romë, 11 mars 2025 (MIA) - Vajza e Monika Belluçit dhe Vensan Kasel, Deve u shfaq në tapetin e kuq në promovimin e serialit "Leopard" (II Gattopardo) në "Netfliks", me të dashurin e saj - aktorin 24-vjeçar italian Sol Nani. Seriali është xhiruar në Itali, ndërsa çifti i ri aty veprojnë së bashku, ku edhe këtë herë, sapo dolën para kamerave tërhoqën gjithë vëmendjen, transmeton “Indeks”.
"Para dy vitesh ne kaluam gjashtë muaj për të 'ringjallur' 'Leopardin' - jo vetëm si një histori, por si një letër dashurie për këtë vend. Kjo më mësoi më shumë sesa prisja - për artin, historinë dhe njerëzit e mahnitshëm. Por në mes të të gjithave takova dikë që u bë spiranca ime në këtë rrugëtim...”, ka shkruar Deva krahas fotove të saj dhe Solit në xhirime.
Ata e konfirmuan lidhjen në vitin 2023 me një foto nga një jaht.
Deva Kasel tashmë po pushton botën e modës. Së fundmi ajo doli në pistën e markës prestigjioze "Dolçe dhe Gabana" në Javën e modës në Milano. Ajo është një nga fytyrat e shtëpisë së modës dhe tashmë ka udhëhequr disa nga shfaqjet e tyre në Milano dhe Paris. Në botën e modelingut hyri në moshën 15-vjeçare dhe në këto 6 vite ka zbukuruar disa herë kopertinat e revistave të njohura. qa/
Foto: Fejsbujk, Instagram