Të famshmit më të pasur në vitin 2025
- Tejlor Suift, Arnold Shvarcenger dhe Kim Kardashian janë ndër personat e famshëm më të pasur të vitit 2025. Pasojnë yjet që kanë arritur të fitojnë mbi një miliard dollarë në dekadën e fundit, sipas "Forbs".
- Post By Qefsere Abduli
- 10:19, 7 prill, 2025

Nju-Jork, 7 prill 2025 (MIA) - Tejlor Suift, Arnold Shvarcenger dhe Kim Kardashian janë ndër personat e famshëm më të pasur të vitit 2025. Pasojnë yjet që kanë arritur të fitojnë mbi një miliard dollarë në dekadën e fundit, sipas "Forbs".
Xheri Sajnfeld ka arritur 1,1 miliard dollarë. Ky komedian ka vazhduar të fitojë shumë para falë faktit që TV-seriali i tij "Sajnfeld" (Seinfeld) vazhdimisht përsëritet dhe shitet në shërbimet e transmetimit. Vetëm kontrata me Netfliksin i ka sjellë solli qindra miliona dollarë këtij komediani amerikan.
Edhe Arnold Shvarcenger ka 1,1 miliard dollarë. Përveç si yll i filmave aksion, i famshmi "Terminator" është gjithashtu i suksesshëm edhe për shumë investimeve të shumta në pasuri të patundshme.
Brus Springstin ka pasuri prej 1,2 miliard dollarë. Rokeri i njohur i ka shitur të drejtat për katalogun e tij muzikor dhe kështu ka fituar mbi gjysmë miliardë dollarë. Edhe pse vetë pohon se nuk është miliarder, "Forbs" thotë ndryshe.
Rihana "peshon" 1,4 miliard dollarë. Këngëtarja nga Barbados, Robin Rihana Fenti prej kohësh nuk ka publikuar album të ri, por prandaj vija e saj kozmetike "Fenti Bjuti" (Fenty Beauty) ka arritur sukses të madh, në lidhje me linjën e të brendshmeve "Sevixh X" (Savage X Fenty).
Tajler Peri ka 1,4 miliard dollarë. Ai u bë i njohur përmes filamave serik "Madea", ndërsa e ka studion e tij, dhe kështu bashkëpunon me shërbimet kryesore të transmetimit.
Tejlor Suift vlenë 1,6 miliard dollarë. Si emër dhe brend, me vite ka dominuar në skenën muzikore. Përveç asaj që rregullisht është e pranishme me albume në top lista,"Eras turneu", albumi i fundit i saj (The Eras Tour) fitoi mbi 2 miliardë dollarë.
Kim Kardashian ka pasuri prej 1,7 miliard dollarë. Popullaritetin e saj e fitoi përmes realiti shout familjar, ndërsa më pas u hodh në ujërat e sipërmarrjes. Ajo fiton edhe me linjat e kozmetikës dhe modës, siç është brendi për veshjet e brendshme "SKIMS" me të cilin ka arritur sukses të madh.
Xhej Zi ka kaluar 2,5 miliard dollarë. Ai u bë i famshëm përmes muzikës, me albume të suksesshme. E ka themeluar edhe shtëpinë botuese "Rok-a-fela" (Rock-A-Fella), si dhe strim-platformën "Tidal". Merret edhe me investimin e pasurive të patundshme dhe alkool.
Opra Vinfri vlen tre miliard dollarë. Pasi u bë e famshme në vitet e 80-ta përmes filmit "Ngjyra vjollce" (The Color Purple), menjëherë më pas themeloi emisionin e saj që zgjati për 25 vjet. Kishte edhe revistën e saj, rrjetin televiziv, si dhe një karrierë mesatare aktrimi. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s