Ben Aflek është fotografuar me ish-bashkëshorten Xhenifer Garner
- Ben Aflek është fotografuar sërish në shoqërinë e ish-bashkëshortes Xhenifer Garner. Gjegjësisht, paparacët i fotografuan ata të buzëqeshur, të afërt dhe të përqafuar, në mes të një loje "Pejntboll" me djalin e tyre Samuel në Kastaik, Kaliforni, SHBA, por edhe pas atij aktiviteti familjar, publikoi "Ti-em-zi" (TMZ).
- Post By Lindita Sulejmani
- 12:25, 5 mars, 2025

Los Anxheles, 5 mars 2025 (MIA) - Ben Aflek është fotografuar sërish në shoqërinë e ish-bashkëshortes Xhenifer Garner. Gjegjësisht, paparacët i fotografuan ata të buzëqeshur, të afërt dhe të përqafuar, në mes të një loje "Pejntboll" me djalin e tyre Samuel në Kastaik, Kaliforni, SHBA, por edhe pas atij aktiviteti familjar, publikoi "Ti-em-zi" (TMZ).
Mediat amerikane edhe më parë pohuan se çifti po kalonte gjithnjë e më shumë kohë së bashku pasi Aflek u divorcua nga Xhenifer Lopez. Ndërkohë, fituesi i Oskarit duhej edhe të strehohej në shtëpinë e Garnerit në janar, pasi shtëpia e tij ishte në rrezik nga zjarret që rrethonin Los Anxhelosin.
Aflek dhe Garner mbetën në marrëdhënie miqësore pas ndarjes së tyre në 2015, ndërsa u divorcuan në 2018. Edhe pse Garner është në një lidhje me Xhon Miller për gati shtatë vjet, kohët e fundit janë shfaqur pretendimet se edhe ai "është mjaft i pakënaqur" me marrëdhënien e saj gjithnjë e më të ngushtë me ish-bashkëshortin e saj. ls/
Foto: Iks, printskrin