• e premte, 31 janar 2025

Aksios: Zyrat e Kongresit amerikan paralajmërohen të mos e përdorin aplikacionin DeepSeek

Aksios: Zyrat e Kongresit amerikan paralajmërohen të mos e përdorin aplikacionin DeepSeek

Uashington, 31 janar 2025 (MIA) - Zyrat e Kongresit amerikan janë paralajmëruar të mos përdorin aplikacionin kinez të inteligjencës artificiale DipSik, bën të ditur portali amerikan Aksios, duke cituar një njoftim dërguar zyrave nga drejtori kryesor administrativ i Dhomës përfaqësuese (CAO).

Në njoftimin thuhet se DeepSeek për momentin është nën kontrollin e CAO-s.

Paraqitja e modelit të lirë kinez të inteligjencës artificiale (AI) ka kërcënuar dominimin e tregut të liderëve të AI me seli në SHBA, siç janë OpenAI dhe Google Alphabet.

Kompania kineze e zhvillimit të AI DeepSeek ka publikuar një version të hapur të modelit të saj R1 i cili ka tërhequr shumë vëmendje, pasi modeli i avancuar sipas disa parametrave është më i mirë se produktet amerikane dhe në të njëjtën kohë është bërë me një çmim dukshëm më të ulët.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR