Kevin Spejsi përsëri akuzohet për sulm seksual
- Aktori amerikan, Kevin Spejsi po përballet me një tjetër padi për sulm seksual. Përkatësisht, në Britaninë e Madhe sot kundër tij është ngritur një padi civile në Gjykatën e lartë në Londër, diçka më shumë se 18 muaj që kur ishte liruar nga të gjitha akuzat në gjykimin e mëparshëm penal.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:37, 13 shkurt, 2025

Los Anxhelos, 13 shkurt 2025 (MIA) - Aktori amerikan, Kevin Spejsi po përballet me një tjetër padi për sulm seksual. Përkatësisht, në Britaninë e Madhe sot kundër tij është ngritur një padi civile në Gjykatën e lartë në Londër, diçka më shumë se 18 muaj që kur ishte liruar nga të gjitha akuzat në gjykimin e mëparshëm penal.
Sipas dokumenteve gjyqësore, lëndë është ngritur edhe kundër teatrit londinez "Old Vik" ku Spejsi ka punuar si drejtor artistik që nga viti 2003, por volitshmëritë e padisë nuk janë të disponueshme.
Zyra e avokatëve dhe prokurorëve konfirmoi se padia është dorëzuar. qa/
Foto: EPA