Video xhirim nga Kejti Peri gjatë fluturimit në hapësirë
- Ylli amerikan i popit Kejti Peri dje fluturoi në hapësirë dhe është publikuar një xhirim i fluturimit në hapësirë. Gjegjësisht, ajo ka treguar listën e këngëve që do të performojë në turnenë “Lifetimes”.
- Post By Fami Bajrami
- 10:37, 15 prill, 2025

Los Anxhelos, 15 prill 2025 (MIA) - Ylli amerikan i popit Kejti Peri dje fluturoi në hapësirë dhe është publikuar një xhirim i fluturimit në hapësirë. Gjegjësisht, ajo ka treguar listën e këngëve që do të performojë në turnenë “Lifetimes”.
Por asgjë më pas nuk mund të lexohet, ndaj kundërshtarët e këngëtares e akuzuan për “përpjekje patetike marketingu”, siç qëndron në një koment negativ.
Katy Perry unveils ‘LIFETIMES’ tour set list in space. pic.twitter.com/TAq9QQn4ZQ
— Pop Crave (@PopCrave) April 14, 2025
“Pra ky ishte thjesht një truk marketingu për të mirën e albumit?”, “Çfarë humbje kohe, energjie dhe resurse”, “Ajo kur karriera jote është aq e vdekur sa as graviteti zero nuk e ngre dot”, janë disa nga komentet në “X”.
Krahas saj, gjithsej katër minuta në Orbitën e tokës, ishin edhe gazetarja amerikane Gejl King, ish drejtuesja Loren Sançez, ish shkencëtarja e raketave të NASA-s Aisha Bouv, aktivistja për të drejtat e njeriut Amanda Ngujan dhe producentja e filmit Kerian Flin. Kjo është hera e parë që në hapësirë të niset një ekuipazh vetëm me femra. Për kujtesë, në vitin 1963, astronautja ruse Valentina Tereshkova fluturoi e vetme në hapësirë. Fluturimi hapësinor "NS-31" u krye nga kompania "Blu orixhin" dhe zgjati 11 minuta.
Foto: EPA