• e mërkurë, 23 tetor 2024

Zëvendësministri i Mbrojtjes Jajaga në takimet e ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe Grupit të kontaktit për Ukrainën në Bruksel

Zëvendësministri i Mbrojtjes Jajaga në takimet e ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe Grupit të kontaktit për Ukrainën në Bruksel

Shkup, 14 qershor 2024 (MIA) - Zëvendësministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga dje dhe sot në Bruksel mori pjesë në takimet e Këshillit Veriatlantik të NATO-s në formatin e ministrave të mbrojtjes, ku fokusi kryesor është në përgatitjet për Samitin e NATO-s në Uashingtoni në korrik si dhe roli i përforcuar i Aleancës në mbështetje të Ukrainës, kumtuna nga MB.

Ministrat e Mbrojtjes dje morën pjesë në dy sesione të veçanta të Grupit të Kontaktit për Ukrainën dhe Këshillit NATO-Ukrainë, ku diskutuan nevojat urgjente të Ukrainës për të mbrojtur vendin e tyre nga agresioni rus. Në takimet u diskutua edhe për forcimin e kornizës për mbështetjen afatgjatë të Ukrainës, e cila do të mundësojë parashikueshmërinë, përgjegjësinë dhe transparencën e këtij procesi.

 

"Në takimet e sotme u diskutua për forcimin e konceptit të parandalimit dhe mbrojtjes, si bazë për ruajtjen e një zone euroatlantike të sigurt dhe të qëndrueshme. Ministrat e Mbrojtjes diskutuan gjithashtu për procesin e përshtatjes së strukturës komanduese të NATO-s, zbatimin e planeve të mbrojtjes dhe zhvillimin e sistemeve të integruara të mbrojtjes. Tema e takimeve ishte intensifikimi i kërcënimeve hibride, veçanërisht kërcënimet kibernetike dhe fushatat dezinformuese nga Rusia, si dhe mbrojtja bërthamore e NATO-s", qëndron në kumtesën nga MB.

Në margjinat e takimit u mbajt edhe një ekspozitë nën patronazhin e përfaqësueses speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për gratë, paqen dhe sigurinë, Irene Felin, ku u prezantuan uniforma dhe pajisje speciale për gratë ushtarake në Ukrainë, ndërsa në kuadër të Agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë e NATO-s. ls/

Foto: MB

 

QËNDRONI TË LIDHUR