• e premte, 22 nëntor 2024

Nikolloski: Planifikojmë ta rrisim pozitën konkurruese të Korridorit 10 dhe ta kthejmë rëndësinë e rajonit

Nikolloski: Planifikojmë ta rrisim pozitën konkurruese të Korridorit 10 dhe ta kthejmë rëndësinë e rajonit

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Kemi agjendë ambicioze për zhvillim të infrastrukturës hekurudhore dhe përmes këtyre projekteve planifikojmë të rrisim pozitën konkurruese të Korridorit 10 dhe të kthejmë rëndësinë e rajonit, ku e meriton në transportin evropian të mallrave dhe udhëtarëve, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në takimin dypalësh në Selanik me Hristos Stakuras, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë.  

Siç informojnë nga Ministria e Transportit, Nikolloski ka theksuar se Qeveria është e përkushtuar fuqishëm në projektin për ndërtimin e hekurudhës së re të shpejtë në Korridorin 10, me të cilën do të përshpejtojë transportin e mallrave dhe shërbimeve nga portet e Greqisë drejt Evropës qendrore dhe anasjelltas.

"Ky projekt, i cili ka rëndësi rajonale, është me interes të madh për të gjitha shtetet dhe prandaj paraqitet nevoja që bashkërisht t'i qasemi realizimit të tij në mënyrë që të gjitha vendet dhe ekonomitë e tyre të përfitojnë nga hekurudha e shpejtë", tha ministri Nikoloski.

Të dy ministrat kanë shprehur kënaqësi të madhe për këtë takim të parë bilateral, me konstatimin se dy vendet kanë një fushë të gjerë bashkëpunimi dhe se në periudhën në vijim një bashkëpunim i tillë do të intensifikohet me qëllim të zhvillimit ekonomik të rajonit përmes projekteve të përbashkëta. bsh/

Foto: Ministria e Transportit

QËNDRONI TË LIDHUR