• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të enjten në Shkup regjim i posaçëm i komunikacionit

Të enjten në Shkup regjim i posaçëm i komunikacionit

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Për shkak të vizitës zyrtare të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, të enjten Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SBP Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugë në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit, informojnë nga SBP Shkup.

Prej aty u bëjnë thirrje qytetarëve që t'i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policorë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR