• e mërkurë, 23 tetor 2024

Menaxhimi me migracionin në fokus të takimit Petrushevski - Shpendeleger

Menaxhimi me migracionin në fokus të takimit Petrushevski - Shpendeleger

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Gjendja aktuale dhe sfidat në drejtim të menaxhimit të migracionit dhe politikës së migracionit, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon ishin në fokus të takimit të sotëm ndërmjet sekretarit shtetëror të MPB-së, Sasho Petrushevski dhe drejtorit të përgjithshëm të Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit - ICMPD, Mihael Shpendeleger.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, në takimin që u mbajt në margjinat e Konferencës së sivjetme të Vjenës për Migracionin u shqyrtuan planet e ardhshme për bashkëpunim të mëtutjeshëm në drejtim të sigurimit të vazhdimësisë në punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme me Organizatën. fc/

Fotografia: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR