• e mërkurë, 26 qershor 2024

VLEN: Rrahja brutale e kandidatit shqiptar në Batalionin e "Ujqërve" në ARM nga ana e kolegëve të tij maqedonas, është kambanë alarmi

VLEN: Rrahja brutale e kandidatit shqiptar në Batalionin e

Shkup, 6 qershor 2024

Rrahja brutale e kandidatit shqiptar në Batalionin e "Ujqërve" në ARM nga ana e kolegëve të tij maqedonas, është kambanë alarmi

Ky alarm më shumë duhet të shqetësojë kuadrin shqiptarë në Ministrinë e Mbrojtjes, në veçanti zv.ministrin, tani minisër në detyrë Tiron Jajaga, i cili duhet të jap sqarim për këtë rast pse ka ndodhur dhe pse ai ka lejuar të vijë deri te kjo situatë.  Ne pyesim se si mundet një person i thirrur në profesionalizëm dhe bashkëpunim me NATO-në të lejoj dhe të mos merr përgjegjësi për një skandal të tillë? Si mundet që një skandal i tillë të kalon pa përgjegjësi edhe nga kryeministri teknik Talat Xhaferi dhe nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Nazim Bushi? A është ky ndonjë skenar antishqiptar i përgatitur nga Qeveria tani më në ikje për të krijuar tensione ndëretnike?

Poashtu ftojmë edhe organet e hetuesisë për zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe autorët që rrahën kapitenin shqiptar, të dalin para drejtësisë, si dhe të mësohet e vërteta kush dhe pse e dërgoi atë në Spitalin Psikiatrikë në Bardovcë? Kujt po i pengon avancimi i shqiptarëve në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes shtetërore?

Koalicioni VLEN

________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR