• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Vens tha se Uashingtoni pret që Ukraina dhe Rusia të heqin dorë nga disa territore për të arritur një marrëveshje paqeje

Vens tha se Uashingtoni pret që Ukraina dhe Rusia të heqin dorë nga disa territore për të arritur një marrëveshje paqeje

Nju Delhi, 23 prill 2025 (MIA) - Nënkryetari i SHBA-së Xhej Di Vens tha se Uashingtoni pret që edhe Ukraina edhe Rusia të heqin dorë nga disa territore për të arritur marrëveshje paqeje, transmeton Ukrinform, duke cituar agjencinë Blumberg.

Sipas tij, vija e demarkacionit ndoshta nuk do të përkojë saktësisht me vijën aktuale të frontit, por do të jetë afër saj.

"Linjat aktuale (në front) ose diçka afër tyre është vendi ku unë mendoj se linjat e reja në konflikt mund të tërhiqen. Kjo do të thotë se, si Ukraina ashtu edhe Rusia do të duhet të heqin dorë nga çdo territor që kontrollojnë aktualisht. Do të duhet të ketë një shkëmbim territorial," tha Vens gjatë vizitës së tij në Indi.

Tani është koha që vendet të pranojnë propozimin amerikan ose Uashingtoni do të braktisë procesin e negociatave, beson nënpresidenti amerikan.

"Është koha që ju (të dyja palët) ose të thoni "po" ose që SHBA të largohet nga ky proces," theksoi Vens.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se ishte i gatshëm të braktiste përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë nëse një marrëveshje midis dy palëve nuk arrihet së shpejti, kujton Ukrinform. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR