• e mërkurë, 03 korrik 2024

Vendimet e Këshillit Gjyqësor doemos do të sqarohen, do të ketë afate për të gjitha fazat e procedurës

Vendimet e Këshillit Gjyqësor doemos do të sqarohen, do të ketë afate për të gjitha fazat e procedurës

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor sot në mbledhje i shqyrtoi dhe miratoi propozim ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për punë me të cilat përmbushen një pjesë e rekomandimeve, të shënuara në raportin e Misionit vlerësues të BE-së për punën e Këshillit. Vendimet për zgjedhjen ose moszgjedhjen e gjykatësit ose kryetarit në gjykatë anëtarët e Këshillit Gjyqësor me të drejtë vote do të duhen doemos t'i sqarojnë, ndërsa parashihen edhe afate për veprim në të gjitha fazat e procedurës, ndryshim me të cilin ka për qëllim të parandalohet ruajtja e lëndëve në sirtarë, ndërsa çdo veprim jashtë afateve të parapara do të nënkuptojë pasoja të caktuara.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në sqarimin e pikës tha se ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores ishte aktivitet i nevojshëm në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të dhëna të Bashkimit Evropian, të shënuara në Misionin vlerësues të BE-së për çka Këshilli Gjyqësor miratoi edhe plan veprimi.

"Si rekomandim shënohet që vendimet për emërim të shpjegohen, veçanërisht nëse nuk zgjidhen gjykatësit e renditur të parë dhe Këshilli Gjyqësor i jep përparësi një kandidati të renditur më ulët. Vendimet duhet të jenë të individualizuara, të bazuara në standarde objektive, të qëndrueshme dhe krahasuese. Në proces nuk duhet të përdoren arsyetime standarde", ka theksuar Dameva.

Për zbatimin e këtij rekomandimi krahas përgatitjes me shkrim të vendimeve, në kuptim të sqarimit të shkruar, ishte e nevojshme që çdo anëtar i Këshillit Gjyqësor me të drejtë vote doemos në mbledhje ta sqarojë vendimin e tij për zgjedhje ose moszgjedhje të gjykatësit.

"Me këtë ndryshim në Rregullore në seancën kur merret vendimi për zgjedhjen e gjykatësit ose kryetarit të një gjykate, do të zbatohet veprimtaria e masës. Nuk do të vazhdojmë me atë praktikë kur disa anëtarë të caktuar nuk kanë dhënë shpjegime pse kanë votuar kundër, edhe pse për mendimin tim edhe ata kanë qenë të detyruar të shpjegojnë qëndrimin e tyre në atë rast. Pra do të jetë e detyrueshme dhe të gjithë do të duhet të thonë pse votojnë për zgjedhje dhe pse votojnë kundër" theksoi Dameva.

Korniza kohore në Planin e veprimit për këto dy rekomandime është dhjetori i vitit 2024, por Dameva theksoi se do të zbatohet pas miratimit të ndryshimit të Rregullores, ndërsa zbatim i plotë në një prej seancave të ardhshme kur do të bëhet zgjedhja e gjykatësit ose kryetarit të gjykatës.

Dameva, gjithashtu, theksoi se me plotësimin e Rregullores me nenin 28a parashihen afate për veprim në të gjitha fazat e procedurës. Kjo, siç tha, është paraparë edhe si rekomandimi 6 në Planin e veprimit. 

"Kështu, lëndët nuk do të ruhen ose harrohen në sirtarë. Me këtë ndryshim, çdo veprim jashtë afateve të përcaktuara nënkupton veprim të parakohshëm të një anëtari të këshillit apo të vetë Këshillit, që sigurisht do të ketë pasoja të caktuara në të ardhmen, apo të gjithë ne kolektivisht", tha Dameva.

Me miratimin e ndryshimeve të Rregullores, Dameva theksoi se do të zbatohet edhe rekomandimi 8 nga Plani i Veprimit, ndërsa i cili ka të bëjë me përfshirjen e Shoqatës së Gjykatësve dhe Organizatave të Shoqërisë Civile gjatë debatit dhe miratimit të raportit vjetor të Këshillit. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR