• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presidentja Siljanovska - Davkova e priti ambasadorin e Azerbajxhanit, Kasiev

Presidentja Siljanovska - Davkova e priti ambasadorin e Azerbajxhanit, Kasiev

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur ambasadorin e Republikës së Azerbajxhanit, Kamil Kasiev. Siç informon Kabineti i saj, në takim kanë biseduar për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në sfera të ndryshme që janë me interes të ndërsjellë për të dyja vendet. 

"Në këtë kontekst, presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se përveç formave të tjera të bashkëpunimit, shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve mund të kontribuojë në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe dialogut politik. Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se të dyja vendet kanë një trashëgimi të pasur kulturore dhe një histori të gjatë që mund të arrijnë rezultate solide në fushën e turizmit. Ajo shtoi se duke forcuar bashkëpunimin në këtë fushë dhe duke treguar potencialin tonë turistik, mund të hapet rruga për rritje të shkëmbimit turistik dhe mirëkuptimit të ndërsjellë", informon Kabineti i presidentes.

Siljanovska - Davkova e ka shprehur edhe interesin tonë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve, "veçanërisht në sferën e energjetikës, duke e pasur parasysh interesin tonë për diversifikimin e burimeve për furnizim me karburante". fc/

Fotografia: Kabineti i Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR