• e enjte, 04 korrik 2024

Takim i ministres Janevska me ambasadorin austriak Pamer

Takim i ministres Janevska me ambasadorin austriak Pamer

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska realizoi takim me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer, në të cilin u potencuan marrëdhëniet e mira miqësore dhe partnere ndërmjet dy vendeve, të cilat reflektohen edhe në fushën e arsimit dhe shkencës.

Nga MASH sot njoftuan se bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë që Maqedonia dhe Austria prej vitesh realizojnë pro-jekte bilaterale kërkimoro-shkencore ndërsa janë shkëmbyer edhe përvoja pozitive arsimore.

"Shprehën pritshmëri që bashkëpunimi që synon avancimin e praktikave arsi-more do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të intensifikohet edhe më shumë", shtohet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. fc/

Fotografia: MASH

QËNDRONI TË LIDHUR