• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është ngritur aktakuzë për rrezik të sigurisë së një gazetareje

Është ngritur aktakuzë për rrezik të sigurisë së një gazetareje

 Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër 31-vjeçarit banor i fshatit Gërçec për veprën penale - Rrezikim të sigurisë nga neni 144 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 4, si dhe paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal.

"I akuzuari përmes sistemit informativ  seriozisht ka kërcënuar një të dëmtuar se ndaj saj do të kryejë vepër penale për të cilën është paraparë dënim me burg prej pesë vitesh ose dënim më të rëndë. Kërcënimet i ka bërë për shkak të statusit të saj social si gazetare, ndërsa në lidhje me kryerjen e detyrave të saj profesionale, të cilat ajo i merrte në kuadër të kompetencave të saj", theksohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

 Me qëllimin për ta shqetësuar dhe trembur, siç theksohet në kumtesë, ai përmes një profili të rremë në një rrjet social i ka dërguar mesazhe kërcënuese gazetares duke i kërkuar që të fshinte një tekst që kishte shkruar dhe publikuar, duke e bërë viktimën të ndihej e kërcënuar, e pasigurt dhe e frikësuar.

"Pas urdhrave të lëshuara të prokurorit publik, MPB  ka identifikuar autorin e veprës penale, që sipas Kodit Penal  është e mundur të marrë dënim me burg nga një deri në pesë vjet. Me këtë, nga gjithsej pesë sulme të regjistruara ndaj gazetarëve dhe mediave gjatë vitit 2023, për të cilat ka alarmuar Shoqata  e Gazetarëve të Maqedonisë, në tri raste është identifikuar autori dhe është iniciuar procedurë. Prej tyre, në dy lëndë, në bazë të akuzave të parashtruara, tashmë është shqiptuar aktgjykim ndaj kryesve të veprës", thonë nga Prokuroria Publike.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR