• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trajanovski e mori funksionin në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore, Rrustemi thotë se ndërmarrja është në gjendje perfekte

Trajanovski e mori funksionin në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore, Rrustemi thotë se ndërmarrja është në gjendje perfekte

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore u bë pranim-dorëzimi i funksionit mes u.d. drejtor i sapoemëruar, Koce Trajanovski dhe drejtorit të deritanishëm, Ejup Rrustemi. Që të dy për këtë akt informuan në rrjetin social "Fejsbuk". 

Trajanovski falënderoi për besimin e dhënë nga kryetari i Qeverisë për ta udhëhequr këtë ndërmarrje publike dhe paralajmëroi se do të punojë në realizimin e sa më shumë projekteve.

"Faleminderit për besimin e dhënë nga Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski për ta udhëhequr këtë ndërmarrje publike. Do të punoj me nder dhe me përkushtim, me qëllim që të realizohen sa më shumë projekte, të cilat do t'i përmirësojnë kushtet për jetën e qytetarëve", shkroi Trajanovski.

Drejtori i deritanishëm Rrustemi, në "Fejsbuk" tha se ndërmarrjen e lë në gjendje perfekte dhe me performansa të jashtëzakonshme.

"Gjatë mandatit tim, përkatësisht prej nëntorit 2020, deri më sot, në mënyrë jomodeste mund të lavdërohem me mandat të sukseshëm, me nivel të lartë të përmbushjes së programeve vjetore dhe nivel rekord të realizimit të investimeve kapitale në shtet. Me atë rast, të gjithë ne në NPRRSH punuam me përkushtim ndaj qëllimeve kryesore - ndërtim, rehabilitim, rikonstruim, mirëmbajtje dhe siguro të rrugëve shtetërore. Realizuam investime rekorder në rrugë të reja moderne, si dhe vit rekord të të ardhurave nga pagesa e taksave rrugore. Megjithatë, ky ishte edhe mandat historik, vitin e kaluar filluam me realizimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë moderne të shtetit - ndërtimin e atistradave të Korridoreit 8 dhe Korridorit 10 d. Këto vite, në mënyrë drastike e rritëm nivelin e investimeve kapitale, me ç'rast në vitin 2023 patëm mbi 400 milionë euro investime", shkroi Rrustemi.

Trajanovski u emërua u.d. drejtor i NPRRSH pasi që Këshilli i ri drejtues i ndërmarrjes e shkarkoi Rrustemin.

Trajanovski prej vitit 2009 deri në vitin 2017 e kreu funksionin e kryetarit të Qytetit të Shkupit, ndërsa paraprakisht ishte edhe kryetar i Komunës së Gazi Babës deri në vitin 2005.

Për emërimin e Trajanovskit sot reaguan nga LSDM opozitare, prej ku vlerësuan se VMRO-DPMNE po e partizon shtetin me kthim të kuadrove të vjetra. ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR