• e enjte, 04 korrik 2024

Rektori i UT-së Jusuf Zejneli mori pjesë në shënimin e 248-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Rektori i UT-së Jusuf Zejneli mori pjesë në shënimin e 248-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shkup, 3 korrik 2024

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, për nder të shënimit të 248-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë manifestim, morën pjesë krerët më të lartë shtetërorë, udhëheqës dhe drejtues të institucioneve të ndryshme dhe personalitete nga jeta akademike, politike, diplomatike e shoqërore.

Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli me këtë rast në emër të Universitetit të Tetovës, stafit akademik dhe atij administrativ, studentëve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë, e uroi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Ekselencën e Saj znj. Angela P Aggeler për këtë datë kaq të rëndësishme për popullin amerikan. Ai theksoi se populli ynë është përjetësisht mirënjohës ndaj popullit amerikan për mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë popullit shqiptar.

Ndër të tjera, Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se edhe Universiteti i Tetovës është i bekuar me miqësinë dhe partneritetin që ka krijuar me universitetet nga SHBA-ja dhe po të njëjtën do të vazhdojë ta ruajë edhe në të ardhmen.

Po ashtu ai theksoi se në Universitetin e Tetovës tanimë për vite me radhë është bërë tradicional shënimi i 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila shënohet përmes aktiviteteve të ndryshme nga Fakulteti i Kulturës Fizike i UT-së dhe nga Parlamenti Studentor.

Universiteti i Tetovës

______________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR