Mjekja Sonja Nikollova drejtoreshë e re e Institutit RTG
- Mjekja Sonja Nikollova është drejtoresha e re e Institutit të Radiologjisë, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:53, 4 korrik, 2024

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Mjekja Sonja Nikollova është drejtoresha e re e Institutit të Radiologjisë, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministri i ri i Shëndetësisë Arben Taravari ka ndërruar disa drejtorë të institucioneve publike shëndetësore, ndërsa ka paralajmëruar disa të tjerë deri në fund të javës.
Mjeku Igor Stojkovski u emërua drejtor i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup, mjeku Andon Çibishevi drejtor i Klinikës për Toksikologji, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti drejtor i Klinikës së Neurologjisë.
Taravari në brifing me gazetarët në fillim të këtij muaji tha se deri të premten do ta dijë se kush do të jetë drejtori i ri i SPQ "8 Shtatori".
Foto: Arkivi i MIA-s